TV LIVE
Nga Vendi
18 January 2022
Pse u shua FLAKADANI I JANARIT në Kërçovë?!

Pas 27 vitesh të organizimit ndërpritet manifestimi “FLAKA E JANARIT” në Kërçovë, i cili në vazhdimësi ka shënuar përvjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.Në vazhdim ju ftoj të ndiqni vështrimin redaksional të Tv Uskana “Pse u shua flakadani i janarit në Kërçovë?!

Në shenjë respekti dhe nderimi për martirët e kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, për 27 vite me radhë, Kërçova mbajti ndezur Flakadanin e lirisë, një flakadan që për çdo vit mbante të freskët kujtimin mbi sakrificën dhe flijimin për idealet kombëtare të dëshmorëve të kombit në janarët e përgjakshëm, që nga koha e Skënderbeut, e deri në luftërat e fundit shqiptaro-sllave.

Pas Gjilanit, Flaka e Janarit ishte manifestimi i parë që filloi të organizohet rrëzë kalasë së Uskanës së lashtë, dhe që pritej me një interesim të madh nga shqiptarët e Kërçovës. Edhe përkundër kushteve të vështira dhe krizës së krijuar në periudhën e tranzicionit, falë angazhimit dinjitoz të një grupi kërçovarësh, ky manifestim arriti të konsolidohet dhe të marrë formën e organizimit tradicional, me një program që përkujtonte dhe nderonte Skënderbeun, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, Rexhep Malën, Nuhi Berishën, Zahirin , Edmondin, Akifin dhe të gjithë ato që me rënien e tyre, dhanë mesazhin e sakrificës për idealet kombëtare. Gjeneratat më të vjetra, i kanë të freskëta kujtimet mbi organizimin e parë të këtij manifestimi që u mbajtë në lokalet e reatorantit Elita, dhe që u realizua me kontributet e grumbulluara vullnetare nga afaristët dhe njerëzit me shpirtë human.

Pjesa më e madhe e atyre që përbënin grupin iniciativ të këtij organizimi, tashmë nuk janë në mesin tonë, por  kontributi i tyre madhor në organizimin e manifestimit Flaka e Janarit, do të mbahet mend për fillimin e një rrugëtimi që vendosi standartet e një organizimi tradicional përkujtimor për dëshmorët e janarëve të përgjakshëm.  

Për tre figurat emblematike Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka si dhe të gjithë të rënët e lirisë në janarët e përgjakshëm, në qytetin e Kërçovës janë organizuar edhe Akademi përkujtimore, në të cilat është dhënë mesazhi se ky flakadan, duhet mbajtur i ndezur përgjithmonë, si akt nderimi për sakrificën dhe gjakun e derdhur për lirinë e atdheut.

Por ky rrugëtim 27 vjeçar i organizimit të manifestimit “Flaka e Janarit” u ndërpre pikërisht në 17 janarin e këtij viti, duke e lënë Kërçovën pa manifestimin e zakonshëm tradicional dhe pa flakadanin që simbolizon përkujtimin e përjetshëm për dëshmorët e kombit na janarët e përgjakshëm të periudhave të ndryshme kohore.

Për disa vite me radhë ky manifestim është organizuar nga shoqata Dea dhe Klubi i shkrimtarëve shqiptarë Mugullimi ndërsa më pas organizimin e këtij manifestimi e mori përsipër SHVL-UÇK-së dhe Lëvizja “Shoqëria”

Por pse ndodh kjo pikërisht në qytetin që e ndozi i pari pas Gjilanit, këtë flakë përkujtimore për të rënët e lirisë?.

Pjesa dërrmuese e kërçovarëve, e sidomos e atyre që kanë qenë pjesë e pandashme e aktivitetit në vitet e para të organizimit, me të drejtë pyesin, se pse u ndërpre vazhdimësia e këtij manifestimi tradicional që u ngrit me shumë mund e vështirësi dhe që vazhdoi rrugëtimin deri në ditën e sotme.??

Se kush është përgjegjës për shuarjen e “flakadanit” të Janarit në Kërçovë, le të gjykojë opinioni i gjërë... Janë raportet e përkeqsuara të klasës politike, Shoqatat joqevritare apo komuna e Kërçovës e cila e ka mundësinë e ndihmesës për organizimet kulturore me programin vjetor të financimit?.

Ky vështrim redaksional i Tv Uskana, nuk ka për qëllim gjetjen e fajtorëve apo denigrimin e protagonistëve të klasës politike dhe përfaqsuesve të shoqatave joqveritare, por vetëm ndërgjegjsim dhe çasje më serioze ndaj  manifestimit Flaka e Janarit dhe përkujtimit të përvitshëm ndaj atyre që u flijuan ndër shekuj në alltarin e lirisë.



Të ndryshme
Më shumë