TV LIVE
Nga Vendi
19 January 2022
Gjermania dhe Finlanda me kovid protokolle të reja për shtetasit e RMV-së

Për shkak të situatës mes pandeminë e Kovid-19, Gjermania e ka kthyer Maqedoninë e Veriut në listën e vende të rrezikshme, kumtoi se Ministria e Punëve të Jashtme. Me këtë vendim, autoritetet gjermane, do t’u kërkojnë gjatë hyrjes shtetasve të RMV-së paraqitje elektronike dhe certifikatë vaksinimi, vërtetim për kalim të kovidit, apo PCR test negativ.

Për personat që nuk janë infektuar me kovid dhe nuk janë vaksinuar, vijon masa 10-ditore e karantinimit, gjatë së cilës mund të lirohen pas 5 ditëve, nëse testohen. Siç kumtojnë nga MPJ, nga kjo masë janë të liruar fëmijët e pavaksinuar deri në 6-vjeç, të cilëve karantinimi u ndalohet pas 5 ditëve.

Protokoll të ri ka edhe në Finlandë. Të gjithë personat, përfshirë edhe shtetasit të RMV-së, të cilët nuk mund të vaksinohen kundër kovidit për arsye mjekësore, mund të hyjnë në këtë vend nëse kanë vërtetim mjekësor të cilin e tregojnë, bashkë me vërtetimin për test kovid negativ, jo më të vjetër se 48 orë. Të gjithë personat tjerë që hyjnë në Finlandë, përveç atyre që e kanë të rregulluar qëndrimin edhe më tej duhet patjetër që të tregojnë vërtetim për vaksinimin ose kalim të kovidit në gjashtë muajt e fundit, bashkë me testin negativ jo më të vjetër se 48 orë.

MPJ njoftoi se edhe Qeveria e Hong Kongut ka miratuar vendim me të cilën Maqedonia e Veriut gjendet në grupin A të vendeve me raste të detektuara të omikronit. Me këtë kufizohet hyrja e shtetasve tanë dhe të huajve që në 21 ditët e kaluara kanë qëndruar në Maqedoninë e Veriut.



Të ndryshme
Më shumë