TV LIVE
Nga Vendi
19 January 2022
Mbeturinat, Problem i madh në komunën e Vrapçishtit, vijon procedura e Tenderimit

Banorët e komunës së Vrapçishtit gjegjësisht fshatit dobridoll vijojn të përballen me problemin e mbeturinave ata thonë se mbeturinat me javë të tëra ju qëndrojnë para dere, përvec kësaj ata i bëjn thirje ndërmarjes publike komunale që në një afat sa më të shkurtër kohor edhe të angazhojnë puntorët e ndërmarjes që të pastrohet fshati sepse papastërtia vijon të jetë një problem që i tangon banorët e kësaj ane.Nga Komuna e Vrapçishtit nëpërmjet një komunikate dërguar mediave informojnë se po vijon procedura e tenderimit e cila kishte dështuar kohë më parë, ato potencojnë se këtë proces më shumë e kanë zgjatur zgjedhjet lokale.

"Në moment të skadimit të kontratës me operatorin në Qershor të vitit 2021, neve si komunë ishim të obliguar që për të njejtën të bëjmë shpallje të re për grrumbullimin dhe transportimin e mbeturinave  përmes procedurës së Prokurimit Publik.Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për prokurime publike, për shpalljen në fjalë, përveç kushteve  të përgjithëshme, nga ana e Komunës kërkohej që të bëhet edhe studimi i fizibilitetit.Pas ndryshimeve dhe plotësimeve të studimit në fjalë, në seancën e rradhës këshilli i komunës së Vrapçishtit e miratoi me shumicë votash.Me të siguruar edhe këtë si akt, nga ana e Kryetarit të Komunës së Vrapçishtit u urrdhërua që të bëhet shpallja tenderike për grrumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në Komunën e Vrapçishtit, procedurë kjo që sipas kushteve të parapara ligjore kërkon afatet e veta ligjore (edhe ankesat).Me vetë shpalljen e zgjedhjeve lokale 2021 nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, procedura në fjalë u ndërpre me rekomandim të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit.Duke vepruar sipas kësaj që u tha më lartë, Komuna e Vrapçishtit procedurën për prokurim publik për grrumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në Komunën e Vrapçishti tani më e ka filluar, dhe se të njejtën në interval kohor të paraparë sipas ligjit do ta finalizoj së shpejti." Thonë nga Komuna e Vrapçishtit

Përveç kësaj territori i kësaj komune vijon të përballet edhe me dy deponi ilegale njëra në Negotinë të pollogut e tjera në fushat e fshatit vrapçisht për të cilat televizioni Pollogu disa herë ka raportuar se të njejtat po bëhen kancer i banorëve të komunës së Vrapçishtit

Gazetar:Nevrij Ademi



Të ndryshme
Më shumë