TV LIVE
Nga Vendi
20 January 2022
Bekteshi promovon laboratorin e ri, do të analizohet cilësia e karburanteve

Për kontrollin e cilësisë së karburanteve të lëngëta tani e tutje do të nevojiten dy orë në vend të tre ditëve si deri më tani. Analizat do të bëhen në Byronë e Laboratorit të Meteorologjisë, e cila është e pajisur me shtatë instrumente dhe me kuadër për testimin e dhjetë parametrave të mazutit, ndërsa analizat do të jenë të gatshme për periudhë të shkurtër kohore. 

“Jemi të përkushtuar si Qeveri, si institucione, që të shkurtojmë kohën e procedurave që kanë të bëjnë me testimin e cilësisë së derivateve të naftës nga tre ditë kohë për kryerjen e procedurave me investimet  e bëra nga Byroja për Meteorologji nuk do të duhet më shumë se dy orë që të kemi rezultatet e caktuara të cilat duhet të jenë në përputhje me rregulloren e cilësisë së naftës dhe derivateve të naftës.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Nga viti i kaluar janë bërë 15 kontrolle të pompave të benzinës dhe analizat kanë treguar se cilësia e benzinës dhe dizelit është në kuadër të parametrave të lejuara, në pajtueshmëri me standardet. Kontrollet bëhen njëkohësisht edhe për mazutin. 

“Gjatë tërë kohës bëjmë kontrollimin e mazutit gjatë importit në shtet së bashku me Drejtorinë Doganore dhe po ashtu në periudhën kur kemi marrë mostrat, në dy raste kemi konstatuar se nuk përputhet cilësia dhe kemi marrë masa adekuate, por në periudhën e fundit të gjitha analizat e bëra tregojnë se mazuti është me cilësi adekuate.”,- theksoi drejtoresha e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska Dimoska.

Laboratori i Byrosë së Meteorologjisë bën të ditur se do të fillojë procedura për zgjerimin e akreditimit. 

“Me qëllim që të garantohet rezultati nga analiza e cilësisë së mazutit, Byroja për Meteorologji fillon me procedurën për zgjerimin e akreditimit, në pjesën e testimit të mazutit së bashku me laboratorin mobil në të cilin nga janari i vitit 2020 bëhet testimi i cilësisë së benzinë dhe dizelit.”,- u shpreh drejtoresha e Byrosë së Meteorologjisë, Merita Mustafai.

Byroja për meteorologji do të mund të testojë më shumë se 25 parametra të naftës dhe derivateve të naftës. 



Të ndryshme
Më shumë