TV LIVE
Nga Vendi
22 January 2022
KSI, propozon uljen e izolimit nga 10 në 7 ditë

Komisioni për Sëmundje Infketive propozon që karantina për personat pozitivë me Covid-19 të ulet nga 10 në 7 ditë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se ulja e periudhës nga 10 në 7 ditë të izolimit për pacientët e infektuar me coronavirus është qëndrimi që doli nga seanca e sotme e jashtëzakonshme e Komisionit për Sëmundjet Infektive.

Vendimi merret nga Qeveria me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive dhe miratimin nga Shtabi i Përgjithshëm i Krizave. Në mbledhjen e Komisionit, theksojnë nga atje, nuk u fol për heqjen e certifikatave dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse nga nxënësit në fillim të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor.

Këto çështje do të diskutohen më tej në disa nga mbledhjet e ardhshme të Komisionit. Nga MSH thonë se po monitorohet nga afër situata dhe analizat për momentin tregojnë se ka ende kapacitet për akomodim në spitale. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka thënë se janë plotësuar rreth 60 për qind kapaciteteve spitalore. 



Të ndryshme
Më shumë