TV LIVE
Nga Vendi
22 January 2022
Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Daut Zeqiri

 Sot është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare  Daut Zeqiri. Daut Zeqiri, u lind në fshatin Shemshovë të Tetovës në vitin 1952. Daut Zeqiri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kauzën kombëtare që nga vitet e '80-ta si dhe ka qen pjesëmarrës në tre luftërat çlirimtare të kombit dhe me krenari do ta përcjellim brez pas brezi kujtimin për të si shembulli më i mirë i atdhedashurisë. 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Zeqiri dhe bashkëveprimtarët e tij nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Më poshtë statusi i plotë i Ahmetit:

Me pikëllim pranova sot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit dhe mikut tim, Daut Zeqiri.

Dauti la pas vetes një kontribut të jashtëzakonshëm në kauzën kombëtare që nga vitet e ’80-ta si pjesëmarrës në tre luftërat çlirimtare të kombit dhe me krenari do ta përcjellim brez pas brezi kujtimin për të si shembulli më i mirë i atdhedashurisë.

Shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjes së Daut Zeqirit dhe bashkëveprimtarëve të tij.



Të ndryshme
Më shumë