TV LIVE
Nga Vendi
24 January 2022
Vendim i ri i KSI-së për masat anticovid

Sot pritet të mësohet nëse izolimi do të shkurtohet nga dhjetë në shtatë ditë. Rekomandimin e sjell Komisioni për Sëmundje Infektive, ndërsa sipas paralajmërimeve pritet që ky propozim të shqyrtohet sot në Shtabin Kryesor të kë Krizës, ndërsa të martën Qeveria pritet të merr vendimin përfundimtar. 

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 viktima nga Covid në vend.

Nga Ministria e Shëndetësisë ndërkohë njoftojnë se 5 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 4 janar  deri 20 janar janë regjistruar në raportin e të dielës për Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit nga 5.604 teste të kryera janë regjistruar 1.424 raste të reja me virusin korona, 790 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nderkohë janë regjistruar edhe 1.083 pacientë të shëruar. 

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 256.281 raste, prej të cilëve 227.492 janë shëruar, kurse 8.218 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 20.571 raste aktive me koronavirus.

 



Të ndryshme
Më shumë