TV LIVE
Nga Vendi
24 January 2022
Manastir, u dogj një objekt i shekullit XIX

Si pasojë e zjarit të mbrëmshëm i cili shpërtheu në fabrikën Zhito Bitola në Manastir, ndërtesa administrative është djegur tërësisht ku ka mbetur vetëm fasada. Dyshimet e para janë se zjari ka shpërthyer nga çatia ndërsa do të duhet kohë që të vërtetohet dëmi material. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë  30 zjarrfikësit, ndërsa ndërhyrja pas lokalizimit të zjarit për arsye parandaluese ka zgjatur deri në mëngjesin e sotëm. Zjarëfikësit dëshmojnë se janë përballur me një operacion serioz duke pasur parasysh vendodhjen e zjarit dhe struktërën e objektit.

“Ne u stacionuam që të mbrojmë pjesën e objektit I cili ishte I padëmtuar. Ky ishte një zjar I rezikshëm I cili vinte nga çatia në drejtim të poshtëm dhe zjar I kompleksuar për shkak se ne duheshtë të shkonim lartë ndërsa gjithçka ishtë dërrasë e lyer me vaj dhe me ngjyrë.”, tha një zjarfikës.

Për historianët dëmi është shumë më I madh duke e pasur parasysh së objekti është I vjetër 120 vite dhe daton nga periudha osmane. Atashprehen të dëshpruar nga sjella e shtetit kur është në pyetje mbrojta e këtyre objekteve.

“Sa ne mbajmë llogari flet edhe fakti se shteti nuk është në dijeni se ky objekt nuk gjendet  në asnjë listë të pasurisë kulturore dhe askush nuk e ka marë përsipër që ta mbrojë këtë objekt. Është një e panjohur edhe në qytet dhe sa mbajmë llogari për trashigiminë kulturore flet edhe fakti që edhe po të vendoset në mbrojtje të ligjit do të jetë vetëm vendosje e një pllake.”, u shpreh një historjan.

Objekti hisotorik i cili ishte dëshmi për zhvillimin ekonomik të fundit të shekullit XIX prej mbrëmë është vetëm një objekt I shkatëruar. 



Të ndryshme
Më shumë