Në ShA "Posta e Maqedonisë së Veriut" rivendoset në funksion përësëri shërbimi i dërgesës së pensionit deri në adresën e banimit, të gjithë penzionistët të cilët jan të interesuar për këtë shërbim duhet që të hapin xhirollogari te HalkBank ose NLB Bank si dhe të nënshkruajnë formularët e nevojshëm të cilët mund ti gjejnë në të gjitha njësitë postare ose te filialet e bankave të lartë përmendura.
Pensionistët të cilët dëshirojn që pensionin ta marrin në adresën e banimit do tu llogaritet një tarifë minimale për pagesën e pensionit deri në shtëpi edhe atë për:
•Për shumën e arkëtimeve të pensionit deri në 5000 den tarifa e dërgesës së pensionit në shtëpi 70 denar.
•Për shumën e arkëtimeve të pensionit prej 5001 den deri më 9000 den tarifa e dërgesës së pensionit në shtëpi 100 denar.
•Për shumën e arkëtimeve të pensionit prej 9001 deri më 15000 den tarifa e dërgesës së pensionit në shtëpi 130 denar.
•Për shumën e arkëtimeve të pensionit mbi 15000 den tarifa e dërgesës së pensionit në shtëpi 160 denar.
Njoftojn nga Posta e Maqedonisë së Veriut