TV LIVE
Nga Vendi
26 January 2022
RIVENDOSET NË FUNKSION SHËRBIMI I DËRGESËS SË PENSIONT DERI NË ADRESËN E BANIMIT

Në një prononcim për Tv Uskana Drejtori i postës së Maqedonisë së Veriut njësia rajonale në  Kërçovë z. Buletin Xheladini tregon se prej sot pensionistët do të mund të marrin pensionet e tyre deri në adresën e banimit

Drejtori i Postës së Maqedonisë së veriut njësia rajonale e Kërçovës z. Buletin Xheladini në një prononcim për Tv Uskana tregon se prej sot rivendoset në funksion shërbimi I dërgesës së pensionit deri në adresën e banimit,

Z. Xheladini nënvizon se për këtë shërbim qytetarët do të duhet të paguajnë një tarifë minimale për pagesën e pensionit deri në shtëpinë e tyre.

 

Qytetarët e interesuar për këtë shërbim duhet që të hapin xhirollogari në HalkBank dhe NLB bankën, ku duhet që të mbushin formularet e nevojshme ndërsa këto mund të gjinden në të gjitha njësitë postare ose te filialet e bankave të lartëpërmendura.

 

 

Qytetarët që marrin shumë të pensionit deri në 5000 den tarifa e dërgesës së pensionit do të jetë 70 denar.

Qytetarët që marrin shumë të pensionit prej 5001 den deri në 9000 den tarifa e dërgesës së pensionit do të jetë 100 denar.

Qytetarët që marrin shumë të pensionit prej 9001 den deri në 15000 den tarifa e dërgesës së pensionit do të jetë 130 den.

Ndërsa qytetarët që marrin shumë të pensionit mbi 15000 den tarifa e dërgesës së pensionit në shtëpi do të jetë 160 den.

z. Xheladini në fund citon se këtë shërbim qytetarët e kanë pritur për shumë kohë dhe se me këtë shërbim qytetarët nuk do të grumbullohen në sportel për të marrë pensionin e tyre.

 

Egzon Dalipi, 26 janar 2022



Të ndryshme
Më shumë