TV LIVE
Nga Vendi
26 January 2022
Kovaçevski: Korridorin 8 e kthyem në mesin e prioriteteve të larta

 Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSh), Ejup Rustemi bënë inspektim të ndërtimit të rrugës ekspres Rankovc – Kriva Pallankë, me gjatësi të përgjithshme prej 24,5 kilometrash dhe vlerë të përgjithshme prej 62,5 milionë eurosh, pasi me homologun bullgar Kirill Petkov, gjatë takimeve të paracakohshme në Shkup dhe Sofje u zotuan për t’i intensifikuar punimet për realizim sa më të shpejtë.

 

“Me homologun Petkov shumë kohë i kemi kushtuar bisedës për rëndësinë e Korridorit 8 dhe veçanërisht për infrastrukturën rrugore, e cila në masë të madhe varet prej institucioneve dhe zbatuesve. U dakorduam grupi i përbashkët i punës në kompetencë të së cilit është infrastruktura rrugore, lartë në agjendën e vet ta kthejë Korridorin 8 në mesin e prioriteteve të larta të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë presim mbështetje më të madhe për realizimin e plotë edhe të infrastrukturës rrugore edhe hekurudhore”, deklaroi Kovaçevski, duke vlerësuar se pret mbështetje më të madhe për realizimin e plotë edhe të infrastrukturës rrugore edhe hekurudhore.

Kovaçevski, siç qëndron në kumtesën e Sektorit qeveritar për marrëdhënie me opinionin, shprehu inkurajim për intensitet të fuqishëm të ndërtimit të kësaj rruge ekspres, duke shtuar se edhe kryeministri Petkov është angazhuar të shohë mirë se çfarë po ndodhë me ndërtimin e rrugës nga pala bullgare tek vendkalimi Klepalo në Berovë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka përcaktim strategjik për ndërtimin dhe modernizimin e Korridorit 8, si pjesë e Korridoreve Panevropiane që e lidhin boshtin Lindje – Perëndim dhe me investimin mundësohet potencial i madh ekonomik edhe për këtë pjesë të shtetit”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Boçvarski.

Ai shprehu kënaqësi nga dinamika dhe realizimi i mbi 70 për qind të rrugës ekspres, ku siç theksoi shtohet jepet stimul në përshpejtimin e punimeve ndërtimore.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Rustemi duke ndarë informacione teknike lidhur me ndërtimin e rrugës së shpejtë Rankovc – Kriva Pallankë informoi se problemet paraprake janë tejkaluar.

“Rruga e ardhshme e shpejtë Rankovc – Kriva Pallankë do të ketë nga një korsi dhe nga një korsi ndihmëse për ndalim në çdo drejtim, me çka dukshëm do të shkurtohet koha e udhëtimit midis Kumanovës dhe Kriva Pallankës”, theksoi Rustemi, duke informuar se në vijim janë aktivitetet ndërtimore në kushte dimri në aksin e dytë.

Në këtë pjesë të shtetit, thuhet në kumtesë, kanë filluar projekte të rëndësishme në mesin e së cilave rehabilitimi i rrugës magjistrale Kumanovë – Stracin, me gjatësi të përgjithshme prej 32 kilometra dhe vlerë të përgjithshme prej 11,9 milionë euro dhe aksi i dytë, i cili është në fazë përfundimtare dhe pritet shumë shpejtë të përfundojë.

Në përpunim e sipër është programi projektues për projektimin e një rruge të re të shpejtë Rramanli – Stracin e cila është planifikuar të financohet nga instrumenti IPA 3 dhe me të gjitha këto rehabilitime, sanime dhe ndërtime në rajon qëllimi është të fitohet Korridori 8, që si arterie kryesore do të sigurohet për pjesëmarrësit në komunikacion, thuhet në kumtesë.



Të ndryshme
Më shumë