Dita e dytë që nuk qarkullojnë trenat e pasagjerëve dhe mallrave në vend pasi stafi i makinerive dhe ekzekutiv i Hekurudhave Transport të RMV-së e filloi bojkotin dje në mëngjes për shkak të papagesës të pjesës së dytë të pagës për muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Dushko Çakarovski, përfaqësues i stafit të makinerive, deklaroi për MIA-n se bojkoti vazhdon deri në plotësimin e kërkesës. Nga menaxhmenti i kompanisë, siç thotë ai, ka njoftime se nesër do të paguhet pjesa e dytë e pagës, por për momentin nuk ka ndryshim në vendimin tonë.
Në përputhje me vendimin e 2 nëntorit 2021, stafi makinerik dhe ekzekutiv ka njoftuar se nuk do t’i kryejnë punët nëse deri më datën 25 të këtij muaji nuk paguhet plotësisht paga për muajin e kaluar. Vendimi është marrë pas ndërprerjes. të punës në muajin nëntor, gjithashtu për shkak të vonesës në pagesën e pagës. Për të njëjtën arsye, ka pasur një bojkot edhe në gusht të vitit të kaluar.