TV LIVE
Nga Vendi
27 January 2022
KAZINO PARA KOPSHTIT TË FËMIJËVE, INSTITUCIONET HESHTIN

Hapja e objektit të lojrave të fatit jo më larg se 50 metra nga cerdhja rinia në tetovë ende a asnjë reagim institucional, Komuna e Tetovës ende nuk e ka pa të arsyeshme jo që të reagoj në mënyrë publike po sëpaku përmes një postimi në facebook të dëshmoj se është kundër hapjes së kësaj kazinoje në lokacionin që do të helmoj të ardhmen e vendit. Kasami në atë kohë si opozit doli dhe mbështeti protestat e lëvizjes anti bixhoz e sot kur edhe një forcë më shumë është mbi supet e tij ai nuk e sheh të arsyeshme që të ndaloj hapjen e kësaj kazinoje. Nuhi Ganija nga lëvizja antibixhoz nënvizon se ata do të jënë aty dhe do të bëjn thirje deri tek prindërit që të përkrahin protestën që këto të fundit do të realizojnë ditët në vazhdim. Nuhiu po ashtu deklaron se si komuna ashtu edhe qeveria duhet të ndërmarin masa në afat sa më të shkurtër kohor të ndalohet hapja e asaj kazinoje.

 

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami në emisionin në Tribunë duke ju përgjigjur pyetjeve të Gazetarës ka deklaruar se mbështetja e protestës së lëvizjes antibixhoz është më e pakta që do mund ta bëj dhe se do të mundohet që të crënjos nga tetova këto lloj të objekteve

 

Ndërsa Jushi Erullai nga kjo lëvizje deklaron që udhëheqsia e re duhet të tregoj hapa konkret dhe veprime që do të shiheshin në drejtim të përmisimit të gjendjes së këtij problemi të madh në Tetovë.

 

Mbi 200 Fëmijët nga parku i kopshtit të tyre ku kalojnë kohën më të madhe edhe disa ditë do të shohin Një kazino, 50 metra nga ky objekt është në fazën e fundit hapja e një objekti i cili do të dëmtoj pamjen e institucionit.Institucionet vijojn të heshtin.

Gzetar:Nevrij Ademi



Të ndryshme
Më shumë