TV LIVE
Nga Vendi
28 January 2022
Komisioni Kuvendor i Punëve të Jashtme, Osmani referon për rjedhën e bisedimeve me Sofjen

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot u drejtohet anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të kryesuar nga deputeti Antonio Milososki nga VMRO-DPMNE, për rrjedhën e bisedimeve dhe marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria.

Ministri Osmani paraprakisht ka deklaruar se do të ishte joserioze që një çështje e tillë e rëndësishme për qytetarët të kushtëzohej nga ndonjë çështje ditore politike dhe ndonjë interes partiak. Mendoj se do të humbnim këdo që përpiqet të lidhë një interes strategjik me një interes partiak. Jam i bindur, që qytetarët mund ta identifikojnë dhe ta ndëshkojnë. Përsa i përket shkimit në Kuvend, mund të përsëris qëndrimin se qasja ime nuk ka qenë e tillë, mendoj se duhet të respektojmë atë që Kuvendi dikur ka miratuar dhe ratifikuar si marrëveshje dhe duhet ta zbatojmë atë marrëveshje, ka deklaruar ministri Osmani.



Të ndryshme
Më shumë