TV LIVE
Nga Vendi
28 January 2022
Pendarovski priti në takim Komisionin për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi

Presidenti Stevo Pendarovski sot i ka pritur kryetaren e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, Vesna Bandevska, si dhe me anëtarët e Komisionit.

 

Siç kumtoi Kabineti i presidentit, në takim përfaqësuesit e komisionit e kanë njoftuar Pendarovskin me punën e tyre, veprimin e deritanishëm pas parashtesave të parashtruara, promovimin e të drejtave të njeriut dhe eliminimin e të gjitha llojeve të diskriminimit.

“Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e punës së komisionit në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi, në funksion të realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Ai shtoi se është e nevojshme të përdoren mekanizmat që i ofron Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili ofron bazë më të gjerë për parandalimin dhe mbrojtjen e qytetarëve. Ai i përshëndeti përpjekjet e Komisionit për ngritjen e vetëdijes publike, informimin dhe edukimin e qytetarëve për llojet e diskriminimit me të cilët ballafaqohen, si dhe mbështetjen e ofruar nga Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi”, thuhet në komunikatë.

Përfaqësuesit e Komisionit e kanë informuar presidentin Pendarovski për sfidat vijuese në punën e tyre, domosdoshmërinë e sigurimit të pavarësisë më të madhe financiare të institucionit dhe nevojën e përforcimit kadrovik të komisionit.



Të ndryshme
Më shumë