TV LIVE
Nga Vendi
28 January 2022
EKSPOZITË KUSHTUAR TË VERBËRVE, PIKTORJA ELITA ALITI NGA KUMANOVA PREZANTON ARTIN E SAJ NË KËRÇOVË

Piktorja nga Kumanova Elita Aliti përmes ekspozitës kushtuar shqisave të njeriut, publikut të Kërçovës i sjellë punime specifike që u dedikohen personave të verbër. Këto vepra artistike të piktores Elita Aliti, përcjellin ndjenjën artistike përmes prekjes, nuhatjes ose zërit.

Artistja nga Kumanova thotë se njerëzit duhet të jenë falenderues për shqisat. Inspirimi për këtë art i ka lindur nga kufizimet që i kanë në jetën e tyre personat e verbër dhe ideja se si mund që personat e verbër ta shijojnë artin.

Elita Aliti ka prezentuar ekspozita në qytetin e lindjes në Kumanovë, Shkup, Gostivar, Tetovë dhe në  Shkodër.



Të ndryshme
Më shumë