TV LIVE
Nga Vendi
29 January 2022
Mickoski kërkon që edhe maqedonasit të përfshihen në Kushtetutën e Bullgarisë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski shprehet se përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e shtetit duhet të respektohet me rregullën e reciprocitetit, përkatësisht duhet të bisedohet edhe për përfshirjen e maqedonasve në Kushtetutën e Bullgarisë.

Sipas tij, duhet edhe të merret diçka në negociata, ndërsa Maqedonia sipas tij, vetëm jep në kontestin me Bullgarinë.

Ai shtoi se edhe pas takimit me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov në Shkup, qëndrimet e partisë së tij mbeten të njëjta.

“Gjuha maqedonase mbetet maqedonase, ne jemi maqedonas që kemi kulturën, traditën tonë dhe se Goce Dellçev ka qenë maqedonas”, u shpreh Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë