TV LIVE
Nga Vendi
31 January 2022
Nesër fillon periudha e dytë e vitit shkollor 2021/2022

Nga drejtoria SHMK”Drita”-Kërçovë, deklarojnë se janë bërë të gjitha përgatitjet që të martën të nisë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2021/2022. 

Në një postim në facebook nga  SHMK”Drita”-Kërçovë kan njoftuar:

"Njoftohen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit se më dt. 01.02.2022 (e martë), fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2021-2022, me prezencë fizike, duke i respektuar të gjitha protokolet kundër Pandemisë (Covid 19). Procesi mësimor do të vazhdoj të zhvillohet në dy ndërrime dhe atë: vitet e para dhe të tretat do jenë në ndërrimin paradite ndërsa vitet e dyta dhe të katërta do jenë në ndërrimin pasdite"

Drejtoria ju dëshiron fillim të mbarë dhe gjysmëvjetor të suksesshëm mësimor!

 



Të ndryshme
Më shumë