TV LIVE
Nga Vendi
31 January 2022
KËSHILLI KOMUNAL I KËRÇOVËS MBAJTI MBLEDHJEN E 5-TË, KU U MIRATUAN NJË SËRË VENDIMESH

Këshilli komunal i Kërçovës mbajti mbledhjen e 5-të me radhë në të cilën u debatua për zgjidhjen e problemit e mungesës së deponisë sanitare dhe gjetjen e lokacionit për trajtimin e qenëve endacak.

Temë qëndrore e debatit të sotëm në këshillin komunal të Kërçovës ishte propozim vendimi për zgjidhjen e problemit me qentë endacak njëri ndër shqetsimet që prej vitesh e preokupon popullatë vendore dhe administratën komunale të Kërçovës. Dy këshilltarët opozitar, Abdullah Sejdini dhe Agim Sadiku e shprehën indinjatën e tyre për vonesat në zgjidhjen e këtij problemi. Hapja  e qendrës përkatëse për trajtimin e qenëve endacak është e domosdoshme, sepse komuna e Kërçovës, ka paguar rreth 120 mijë euro dëmshpërblim për 230 qytetarë që janë kafshuar nga qentë endacak gjatë vitit të kaluar.

 

Komuna e Kërçovës do të angazhohet për gjetjen e lokacionit për strehimin dhe trajtimin e qenëve endacak, ndërsa më pas do të fillojë edhe realizimi konkret i këtij projekti që mbështetet me 326 mijë euro të një donacioni dhe 1 milion denarë nga komuna e Kërçovës.

Mbledhja vazhdoi me debatin për mbeturinat në gjithë territorin e Kërçovës ku Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunalec Zenel Jonuzi tha se ndërmarrja ka kapacitet për ti grumbulluar mbeturinat në të gjithë rajonin e Kërçovës, por problemi kryesorë është që të gjindet lokacioni i deponisë ku do të mund të grumbullohen të gjitha mbeturinat.

Këshilli më pas miratoi vendimin për përcaktimin e vlerës së pikës për rrogat e nënpunësve shtetëror për vitin 2022, programin për punë të Ndërmarrjes publike Komunalec për vitin 2022 dhe programin për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në rajonin e Kërçovës. /Tv Uskana

 



Të ndryshme
Më shumë