TV LIVE
Nga Vendi
31 January 2022
Sistemi dual në arsim, OE: Për arsim cilësor nevojitet financim

Buxheti për arsimin ka nevojë të rritet gradualisht, në etapa nga 3.2 përqind e që aktualisht është 5%, nënvizon kryetari i Odës Ekonomike.

Kompanitë kanë probleme të theksuara në gjetjen e kuadrit cilësor, ndërsa pjesëstë dërrmuese të personave të cilët kohë të gjatë janë pa punë u mungojnë aftësitë e kërkuara. Azeski shtoi se problemi mund të zgjidhet vetëm me reforma në arsim sepse është i patjetërsueshëm sistem financiar stabil dhe i qëndrueshëm në këtë sferë. 

“Pa kuadër të tillë ne nuk mund të kemi biznese, pa biznes nuk mund të krijojmë vlera të reja, pa të vlerë të re ne nuk mund as të kthejmë borxhe por as të mendojmë për zhvillimin të cilin e duam dhe e ëndërrojmë nga 4 deri në 7 %.”, tha Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Shpëtim ngakjo situatë mund të jetë  arsimi dual ku janë të kyçura mbi 200 kompani për dallim prej vitit të kaluar kur ishin vetëm dhjetra nga ato. Ndërkohë rritet edhe numri i nxënësve në shkollat profesionale. Kompanitë vendore kanë fituar grant prej 3 milion eurove me qëllim që ta vazhdojnë sistemin dual të arsimimit me 7 shkolla prefesionale dhe një fakultet. 

“Sot e kompletojmë prejektin nacional të thirrjes së parë për shpërndarjen e granteve, i cili do të shfrytëzohet për blerjen e mjeteve të nevojshme për shkollat e mesme profesionale”, tha Oto Graf, zv/ambasador i Gjermanisë.

Pritjet janëqë nga fundi i shkurtit të ketë thirrje të dytë për të gjithë ata që duan të aplikojnë për këtë program. 

“Merreni këtë si motivim që ju jeni ata të cilët do të kontriboni në një sistem të ri i cili do të transformohet gjithnjë e më shumë në arsimin dual ku do të mund të zgjidhni studentët më të mirë të cilët më së miri do të përshtaten në kompanitë tuaja të cilat tanimë kanë ndjekur praktika të tilla.”, tha Rene Escheman, drejtor i zyres së Bankës Gjermane për Zhvillim.

Nga banka gjermane për zhvillim theksuan se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të fitojnë përvojat dhe aftësitë e nevojshme. 



Të ndryshme
Më shumë