Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor sidomos në pjesët rurale të komunës së Kërçovës. Që nga orët e paraditës, në rrugën magjistrale që lidh Kërçovën me Gostivarin dhe Strugën, është vendosur ndalesa e qarkullimit për automjetet e tonazhit të rëndë
Rreshjet e borës, e kanë vështirësuar dukshëm qarkullimi rrugor në rajonin e Kërçovës . Vështirësi më të theksuara janë paraqitur në rrugët e vendbanimeve malore, ku nuk kanë intervenuar ekipet për pastrimin e borës. Si pasojë e rreshjeve në disa fshatra të zonave malore rrugët janë bërë të pakalueshme edhe për automjetet e lehta.
Në pjesën qëndrore të qytetit lëvizja e makinave zhvillohet pa pengesa të mëdha, ndërkohë që në pjesët periferike të komunës, ekipet për pastrimin e borës akoma nuk i kanë marrë masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor.
Në lagjen Pashinë e Poshtëme, janë rrëzuar dy shtylla të energjisë elektrike por falë intervenimit të të shpejtë të EVN-së nuk ka pasur ndërprerje të furnizimit me rrymë elektrike. Deri më tani nuk ka as ndërpreje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Në rrugën magjistrale qarkullimi rrugor është zhvilluar normalisht, por për shkak të intensifikimit të rreshjeve, dhe vështirësive të krijuara, në akset rrugore Strazhë dhe Presekë, qysh në orët e paraditës, është vendosur ndalesa për automjetet e tonazhit të rëndë që lëvizin në drejtim të Gostivarit dhe Strugës, ndërsa për automjetet e lehta preferohet kujdes i shtuar dhe përdorimi i pajisjeve dimërore.