TV LIVE
Nga Vendi
1 February 2022
Shkollat fillore dhe të mesme të Kërçovës filluan gjysëmvjetorin e dytë

Shkollat fillore dhe të mesme të Kërçovës sot e filluan gjysëmvjetorin e dytë të mësimit. Drejtuesit e shkollave njoftojnë procesi mësimor ka filluar pa probleme dhe në pajtueshmëri me masat e rekomanduara shëndetsore.

Në shkollat e rajonit të Kërçovës, janë marrë të gjitha masat për vazhdimin e procesit mësimor në gjysëmvjetorin e dytë të shkollimit. Janë dezinfektuar ambientet mësimore dhe janë siguruar kushte për vazhdimin e procesit mësimor në përputhje me rekomandimet shëndetsore për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive në ambientet shkollore.

Në shkollën Millto Gurra, janë zhvilluar të gjitha përgaditjet e duhura për një fillim të mbarë të gjysëmvjetorit të dytë shkollor, thotë drejtori Kujtim Kasami.  Edhe në objektin qëndror të shkollës, edhe në objektet e shkollave periferike, nënvizon Kasami, janë siguruar lëndët e djegies për ngrohjen e ambienteve mësimore gjatë gjithë periudhës së dimrit, duke i kushtuar një kujdes të veçantë edhe protokollit për parandalimin e sëmundjeve infektive.



Të ndryshme
Më shumë