TV LIVE
Nga Vendi
3 February 2022
Takim i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Drejtorisë për Zbulim Financiar

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Bllazho Trendafilov, drejtor i Drejtorisë për Zbulim Financiar dhe përfaqësues të Drejtorisë.

 

Në takim, siç kumtoi kabineti i Pendarovskit është biseduar për punën vijuese të drejtorisë dhe aktivitetet në drejtim të parandalimit të larjes së parave dhe financimit të terrorizmit si edhe për angazhimet për përforcimin e mëtejmë të kapaciteteve teknike dhe të kuadrit të këtij institucioni.

Përfaqësuesit e Drejtorisë, siç thuhet në kumtesë, e kanë informuar presidentin Pendarovski edhe për bashkëpunimin vijues dhe koordinimin midis të gjitha institucioneve të përfshirë në sistem për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit.

Në takim është folur edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal të Drejtorisë në drejtim të shkëmbimit dhe informacioneve dhe përvojave.



Të ndryshme
Më shumë