TV LIVE
Nga Vendi
4 February 2022
Trençevska: Me sipërmarrjen sociale krijojmë vende të reja pune

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe ekipi i lideres së projektit “Nxitje e sipërmarrësisë sociale”, Barbara Sadovska, e financuar nga BE-ja, sot mbajtën takim në të cilin konstatuan se mbrojtja dhe ndihma nga institucionet është e rëndësishme në mbështetjen e sipërmarrësisë sociale përmes së cilës grupet e rrezikuara marrin shans të përfshihen në bashkësinë.

Trençevska, siç kumtoi MPPS, tha se institucionet treguan kohezion dhe bashkëpunim në mundësimin e kushteve për punë me qëllim që të zvogëlohet pabarazia.

“Me mbështetjen institucionale për sipërmarrësi sociale, i zgjidhëm sfidat në nivel lokal dhe qendror lidhur me varfërinë, papunësinë dhe çështjet tjera socio-ekonomike në lidhje me integrimin e grupeve të rrezikuara. Sipërmarrjet sociale do të kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës për grupet e rrezikuara. Në fund të vitit të kaluar e hapëm edhe Qendrën nacionale për mbështetje të sipërmarrjeve sociale që mundëson mbështetje financiare por, para se gjithashtu edukim dhe trajnim të sipërmarrjeve sociale. Me zgjidhjen e re ligjore për sipërmarrje sociale, e cila pritet të miratohet këtë vit, përveç që do ta rregullojmë themelimin, do ta rregullojmë edhe sistemin e ndjekjes të punës së sipërmarrjeve sociale, strukturën e vendosur për mbështetje dhe vlerësimin e efekteve nga masa”, ka potencuar Trençevska në takim.

Liderja e ekipit të projektit “Nxitje e sipërmarrësisë sociale”, sërish ka theksuar se thelbi i projektit është të vendoset mbështetje institucionale për të cilën së shpejti pret zgjidhje ligjore që do të mundësojë zgjidhje të qëndrueshme.

“Sipërmarrësia sociale dhe sipërmarrjet u mundësojnë bashkësive lokale zhvillim më të suksesshëm. Legjislativa ligjore u nevojitet që të munden sipërmarrjet sociale me sukses të punojnë dhe të kenë rol gjithpërfshirës në përfshirjen e grupeve të rrezikuara në bashkësitë lokale”, ka thënë Sadoska.

Në gusht të vitit të kaluar Qeveria e miratoi Strategjinë Nacionale për sipërmarrësi sociale të vitit 2021 – 2027, me plan aksionar dy vjeçar 2021-2023.



Të ndryshme
Më shumë