TV LIVE
Nga Vendi
5 February 2022
LSM: Nuk ka marrveshje për pagën minimale

Sërish nuk u arrit marrëveshje mes sindikatit, qeverisë dhe punëdhënësve në lidhje me propozimin për rritje të pagës minimale. 

Sindikalistët insistojnë për rritje të pagës në 18.000 denarë. Të irituar, për mosarritjen e marrëveshjes nga LSM sërish I bënë fajtor punëdhënësit. Sipas tyre nëse vazhdohet kështu së shpejti kompanitë do të mbeten pa punëtorë.

 

“Një qëndrim i padrejtë dhe jokorrekt nga ana e punëdhënësve. Qeveria ka dalë me një analizë të shkëlqyeshme, ku thotë se modeli i propozuar nga Federata e Sindikatave të Maqedonisë dhe sindikatat e tjera është më i pranueshëm. Prandaj inkurajoj qeverinë, sepse shoh që është në anën tonë, në bazë të asaj që kanë analizuar sot, të qëndrojmë fort krah për krah punëtorit dhe të japim atë që kërkojmë. Të mos lutemi për një pagë minimale prej 18.000 denarë.”, tha Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatit të Maqedonisë.

 

Nga ana tjetër nga Organizata e Punëdhënsve shprehen se projekcioni më i pranueshëm në këtë kohë është i tyre, me të cilin parashihet që paga minimale të rritet në 16.300 denarë. 

“Projekcioni ynë parashikon kushte më të pranueshme afatgjatë për të gjithë punëtorët për dallime e sa për ato që i jep sindikati. Si kompani ne punojmë në aspekt afatgjatë dhe të gjitha planet tona dhe në përputhje me këtë vlerësojmë se prej sot për nesër rrogat e punëtorëve nuk japin asnjëfarë sigurie në punën e tyre. Në përputhje me këtë vlerësojmë se propozimi i Organizatës së punëdënësve është më i pranueshëm. Sipas projeksioneve tona paga minimale duhet të jetë mbi 16.300 denarë.”, tha Vlladanka Trajkovska, kryetare e OP-së.

Zv kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi tha se kjo çështje duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut që do të jetë i pranueshëm për të gjitha palët. Ai tha se është konstatuar se nevojitet ndryshim i modelit ekzistues për rritjen e pagës minimale. 

“Kishte përparim në disa gjëra. Një konstatim i përbashkët ishte se modeli ekzistues i rritjes së pagës minimale është i papranueshëm për të gjithë palët. As për sindikatat, as për punëdhënësit, por as për qeverinë nuk është i pranueshëm, sepse vlerësojmëse ai model nuk i gjeneron në mënyrë të drejtë rritjen e pagës minimale dhe nuk përputhet me nevojat reale të punëtorëve.”, tha Fatmir Bytyqi. zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Sindikalistët, punëdhënësit dhe qeveria do të takohen serish javën tjetër. Ndërkohë për më 10 shkurt propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për pagën minimale është vënë në rend dite të seancës parlamentare.



Të ndryshme
Më shumë