TV LIVE
Nga Vendi
5 February 2022
VMRO-DPMNE: Osmanit dhe Mariçiqit nuk duhet t’u besohet, janë kontradiktorë

VMRO-DPMNE-ja doli me kumtesë në të cilën shkruan se ministrave Osmani dhe Mariçiq nuk duhet t’u besohet, pasi qëndrimet e tyre sa u takon negociatave me Bullgarinë janë kontradiktore. Siç thonë nga kjo parti, një gjë flet ministri për eurointegrime, Mariçiq, e diçka tjetër ministri i Jashtëm, Osmani.

“Lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë, njëri thotë “nuk do të donim të diskutonim dhe të lidhemi me afate”, kurse tjetri thotë “të gjitha çështjet të lidhen mes vete në një afat, në suaza të një pakoje të dakorduar”. Diplomacia edhe brenda, edhe jashtë vendit lë përshtypje se funksionon si një orkestër të paharmonizuar, pa strategji dhe plan, prandaj befasohemi që kemi ardhur në këtë situatë”, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja.



Të ndryshme
Më shumë