Gjatë javës që lamë pas, Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer aksione shtesë për sanksionim të transportuesve të nxënësve të angazhuar nga shkollat. Ky aksion, siç sqarojnë nga MPB, ka për qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve dhe zbatueshmërinë në praktikë të ligjeve.
"Gjatë periudhës prej 03 deri 04.02.2022 janë kontrolluar 712 vetura të cilët kryejnë transport publik të fëmijëve drejt shkollave në 212 lokalitete. Në këtë periudhë janë konstatuar 44 vepra penale – kryerjen e transportit pa dokumentacion përkatës dhe 121 shkelje që dalin nga Ligji për siguri në komunikacion, Ligji për vetura, Ligji për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse dhe të ngjashme. Nga komunikacioni janë tërhequr 34 vetura për shkak të parregullsive teknike dhe lëshimeve të tjera”, thuhet në njoftim.
Ndaj të gjithë shkelësve do të shqiptohen kallëzime përkatëse.