TV LIVE
Nga Vendi
7 February 2022
Oda Ekonomike kërkon që kompanitë vet të vendosin nëse duan të punojnë të dielave

Kompanitë në mënyrë të pavarur të vendosin nëse do të “pushojnë” të dielën ose jo, në pajtim me dinamikën dhe specifikën e veprimtarisë së tyre. Të gjendet zgjidhje më adekuate ligjore se ajo aktuale, e cila shumë ndërmarrje vendos në pozitë të pabarabartë, pasi do të arrihet efekt i kundërt nga ai që ka dashur ta arrijë ligjvënësi, apelon sot Oda ekonomike.

Oda paralajmëron se nëse gjendet zgjidhje adekuate rreth “të dielës ditë jopune” dhe nëse vazhdon numërimi tatimor i ndërmarrjeve, të cilat mund të punojnë të dielën, e prej së cilës janë përjashtuar shumë veprimtari themelore (si ndërtimtaria dhe tregtia), janë të mundura rritje të haxhimeve prodhuese, mbyllja e kapaciteteve, zvogëlimi i konkurrencës dhe pushimi nga puna.

Sipas Odës, nevojitet fleksibilitet, ndërsa theksi duhet të vendoset në inspektim dhe në respektim konsekuent të të drejtave të punëtorëve, që përfshin edhe pagesë të shtesës për punë të dielën.

“Mes veprimtarive të cilave në këtë moment, me numërimin tatimor në Ligjin, u lejohet puna të dielën, janë mënjanuar ato thelbësore, si ndërtimtaria dhe tregtia (me shumicë dhe me pakicë), te të cilat është i domosdoshëm kontinuiteti në proceset e punës. Shembujt e tillë paralajmërojnë se zgjidhja ligjore për ‘e diel ditë jopune’, në vend të iniciativës së ligjdhënësit, mund të shkaktojë efekt të kundërt – mbyllje të kapaciteteve dhe zvogëlim të numrit të vendeve të punës”, u tha mes tjerash në konferencë për shtyp.



Të ndryshme
Më shumë