TV LIVE
Nga Vendi
7 February 2022
Nga MPB-ja vendoset TETRA sistem i avancuar policor komunikues me ndihmën e BE-së

Ambasadori Dejvid Gir, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Klubin e deputetëve në Shkup e shënuan përfundimin e vendosjes dhe përgatitjeve, si dhe gatishmërisë së sistemit për radio komunikim TETRA të zhvilluar me ndihmën e dukshme të BE-së.

TETRA është një nga standardet e pranuara botërisht në sistemin komunikues, të dedikuar për përdorim nga ana e policisë, shërbimeve zjarrfikëse, shërbimeve për urgjencë dhe shërbimet e ndryshme mjekësore.

“Pas 15 vjetëve implementim dhe investim prej 22 milionë eurove në pajisje dhe mjeshtëri, Ministria e Punëve të Brendshme tani mundet të punojë me mjete të avancuara komunikuese”, qëndron në kumtesën e sotme të Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.

Nga viti 2005, BE-ja ka siguruar mbështetje të vazhdueshme për MPB për përgatitje dhe zhvillim të sistemit mobil digjital radiokomunikues (TETRA). Ndihma e BE-së për zhvillim të TETRA është zhvilluar në katër në periudhë prej 15 vjetëve, të siguruara në kuadër të programit për menaxhim të integruar kufitar në Maqedoninë e Veriut.

“Mbështetja prej 22 milionë eurove nga BE-ja mundësoi ngritjen e 106 stacioneve bazë që ofrojnë mbulim gjeografik 93 për qind në territorin e vendit. Në të njëjtën kohë, këto stacione bazë do të shërbejnë për 10 mijë terminale të përdorura nga institucione të tjera. Tani që TETRA është themeluar plotësisht, policia mund të bëjë punën e saj në mënyrë më efektive dhe të sigurojë mbrojtje më të mirë për qytetarët dhe personelin e policisë gjatë luftimit të krimit ose parandalimit të aktiviteteve të paligjshme kufitare. Me këtë sistem, Maqedonia e Veriut mbetet e lidhur me pjesën tjetër të Evropës në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme përgjatë korridoreve dhe kanaleve kryesore evropiane”, thuhet në kumtesë.

Në mënyrë plotësuese, kështu që qëndron në komunikatë, TETRA do të bëhet një nga kanalet më të rëndësishme komunikuese të sistemit të unifikuar për numrin e rasteve urgjente në Evropë E-112, i cili duhet të përurohet për disa ditë.



Të ndryshme
Më shumë