TV LIVE
Nga Vendi
8 February 2022
KSI propozon 6 muaj vlefshmëri të certifikatës Covid

Në takimin e Komisionit për Sëmundje Infektive është propozuar që vlefshmëria e certifikatave të personave, të cilët e kanë kaluar Kovidin nga 45 ditë të bëhet 180 ditë. Këto vërtetime shërbejnë për të shtyrë afatit të pacientëve, të cilët kanë qenë të sëmurë me virusin Korona dhe mund të udhëtojnë jashtë shtetit apo të kenë qasje në hapësira të brendshme të shtetit tonë, pavarësisht se nuk kanë qenë të vaksinuar apo kanë marrë një ose dy doza të imunizimit.

Gjithashtu, Komisioni ka propozuar masa të stimulimit të vaksinimit me dozën përforcuese, sepse dëshmitë tregojnë se personat me dozën e tretë nuk mbarojnë me fataliteti nga varianti Omicron.

Kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçkovski, deklaroi se institucioni që ai drejton në periudhën e ardhshme do të fokusohet në imunizimin e popullatës me dozën e tretë të vaksinës. Ai me këtë rast theksoi numrin e lartë të të vaksinuarve në Angli, që sipas tij kjo shifër arrin në 65%, derisa tek ne vetëm 5%.

“Për ne është e qartë se duhet të lëvizim drejt dozës së tretë. Nuk flasim për vaksinim sezonal, 4 milion doza, nuk flasim, flasim për dozën e tretë. Anglia të cilën shpesh e marrim si shembull, mbi 65 % e popullatës ka marr dozën e tretë. Tek ne ajo përqindje është 5 %. Këtu kemi zbrazëtirë dhe fokusi ynë është që atë zbrazëtirë ta plotësojmë. Në këtë drejtim do të orientohemi, që të stimulojmë, dhe të nxisim vaksinimin me dozën e tretë.”,- tha kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçkovski.

Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviç, theksoi se çdo fëmijë që shkon në shkollë duhet të mbaj maskë, duke potencuar se ky vendim vazhdon të vlejë pasi kështu janë rekomandimet nga OBSh, ai tha se në KSI nuk ka pasur kërkesë për diskutim në lidhje me këtë çështje.

“Nuk është biseduar për qëndrimin në lidhje me mbajtjen ose jo të maskave në shkolla, por qëndrimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrës Evropiane për Kontroll të Sëmundjeve është që në ambiente të mbyllura duhet të mbahen maska, përfshi edhe nëpër shkolla, nga mosha 6-vjeçare e më tepër.”,- u shpreh zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviç.

Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviç, informoi se është ende herët që të hiqet kushti për certifikatë vaksine për qarkullim në ambiente të mbyllura. Mehmedoviç tha se në vendet e Evropës kjo gjë po ndodh pasi atje imuniteti kolektiv por edhe imunizimi përmes vaksinës është më i lartë.



Të ndryshme
Më shumë