TV LIVE
Nga Vendi
9 February 2022
Kovaçevski: VMRO-DPMNE ishte kundër pagës minimale, kur arritëm marrëveshje u zgjuan nga gjumi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se VMRO-DPMNE ishte kundër Ligjit për Pagën Minimale, ndërsa u bënë “për” kur partnerët socialë arritën marrëveshje. Partinë opozitare e cila paralajmëroi intervenim në amendamente të ligjit për harmonizimin e pagave me atë minimale Kovaçevski sot e porositi që të përgjigjet nëse ishin “po” për pagën minimale dhe nëse e kanë bllokuar gjithë vitin në Kuvend ligjin për transformimin e marrëdhënies së punës së 4.700 mësimdhënësve.

“Nëse dikush ishte kundër këtij ligji atëherë ajo ishte VMRO-DPMNE-ja. VMRO-DPMNE-ja ishte kundër Ligjit për Pagën Minimale edhe kur bëhej rritja e kaluar, ata ishin edhe tani kundër, por u bënë ‘për’ natën kur arritëm marrëveshje për rritje të pagës minimale, ndërsa një pjesë e tyre edhe në mëngjes pasi e kanë kaluar natën, sepse vonë ishte konferenca për media”, tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sa i përket kërkesës së VMRO-DPMNE-së për harmonizimin e pagave.

Rritja e pagave të cilat nuk janë pjesë e pagës minimale, theksoi kryeministri, është pjesë e marrëveshjes kolektive. Ajo marrëveshje kolektive, sqaron, ka partnerët e saj varësisht nga institucioni dhe varësisht degës në të cilën realizohen.

“Në disa sektorë tashmë kemi rritje të pagave. Kjo veçanërisht u bë në pjesën e shëndetësisë, në pjesën edukatorëve, ndërsa njëjtë kishim tentim për rritje të pagave në kuadrin mësimor, parashtruam ligj në Kuvend për transformimin e marrëdhënies së punës për 4.700 mësimdhënës nga kohë e caktuar në kohë të pacaktuar me çka ishte definuar edhe paga të rritet me koeficient në lidhje me pagën minimale”, tha Kovaçevski.

Ai plotësoi se VMRO-DPMNE një vit e ka bllokuar atë ligj.

“Gjatë gjithë vitit VMRO-DPMNE-ja e bllokonte atë ligj. Edhe pas bllokimit të atij ligji një vit, ata tani do të parashtronin amendamente për harmonizim të pagave. Ja le të parashtrojnë amendamente, por le të dalin para punëtorëve që të thonë a ishin ‘për’ pagën minimale dhe a e kanë bllokuar ligjin për transformimin e mësimdhënësve me çka kishte harmonizim të pagave me pagën minimale. Së pari të përgjigjen që pastaj të flasim për amendamentet të cilat i japin në Ligjin për të cilin ishin kundër, ndërsa natën u bënë ‘për’, theksoi Kovaçevski.

Sa i përket pagës minimale, tha ai, ajo është rezultat i marrëveshjes kolektive, gjegjësisht dialogut social mes Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë me Qeverinë, ministritë dikasteriale, por edhe të gjitha sindikatave të tjera të cilat nuk janë përfaqësuese., Atje ishin edhe të gjitha shoqatat e punëdhënësve, ndërsa paraprakisht Kovaçevski edhe personalisht ka mbajtur takime me të gjitha odat ekonomike.



Të ndryshme
Më shumë