TV LIVE
Nga Vendi
10 February 2022
Sofje, vazhdojnë bisedimet midis RMV-së dhe Bullgarisë

Përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë sot dhe nesër do të diskutojnë për të gjitha çështjet e hapura politike - njoftoi kryeministri Kovaçevski. Ai tha se nëse arrihet ndonjë progres i pranueshëm bazuar në vlerat evropiane, ai do të bëhet publik. 

“Për çështjet e hapura politike, Ministritë e Jashtme të dy vendeve janë të ngarkuar me atë pjesë dhe do të kenë një takim në datat 10 dhe 11. Do të diskutohet për çështje të hapura, nëse arrihet progres i pranueshëm për të dyja palët në bazë të vlerave evropiane dhe respektit për të dyja palët, si shtetet ashtu edhe qytetarët, atëherë këtë do ta njoftojë Ministria e Punëve të Jashtme.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. 

Përpara bisedimeve, presidenti bullgar Radev sërish publikisht kërkoi ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë për të përfshirë bullgarët në preambulën para fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE. Krahas kësaj, Radev kërkon garanci të qarta kundër, siç thotë ai, parandalimit të gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore bullgare në Maqedoni.

Për momentin, nga pala maqedonase nuk ka informacione nëse vendi ka marrë kërkesë nga Bullgaria për ndryshimin e Kushtetutës. Qëndrimi zyrtar i kreut shtetërore në periudhën e kaluar është se kjo do të ndodhte, por vetëm para anëtarësimit në BE. Kërkesa për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë është pjesë e pikave 4+1 që Sofja zyrtare i kërkon Maqedonisë për zhbllokimin e integrimeve evropiane. 



Të ndryshme
Më shumë