TV LIVE
Nga Vendi
10 February 2022
Ligji i shtetësisë, ASh: Padrejtësisht bllokohen 20 mijë qytetarë

Aleanca për Shqiptarët akuzon pushtetin për pengesat burokratike në dhënien e shtetësisë. Sipas një njoftimi për media nga kjo parti thonë se në mënyrë krejt arbitrare dhe në kundërshtim me ligjin, është duke bllokuar mbi 20 000 qytetarë në realizimin e së drejtës së tyre themelore për shtetësi ndërsa kryeministri Kovaçevski, me apo pa dashje, konfirmoi se beteja për t’i dhënë fund problemit me shtetësitë është e drejtë dhe e domosdoshme. 

“Agjencia për Siguri Kombëtare në mënyrë krejt arbitrare dhe në kundërshtim me ligjin, është duke bllokuar mbi 20 000 qytetarë në realizimin e së drejtës së tyre themelore për shtetësi, nga e cila varen shumë të drejta tjera njerëzore, siç janë arsimimi, puna dhe shëndeti. Një Zot e di edhe sa mijëra qytetarë tjerë kanë hequr dorë ndër vite nga e drejta e tyre, përballë obstruksioneve dhe shkeljeve të së drejtave të tyre nga administrata shtetërore.”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndryshe dit më parë kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se ngecjet shkaktohen nga 20 mijë kërkesat e trashëguara nga DSK si dhe kontrollet e shtuara. Sipas tij tempoja me të cilën është punuar atëherë ka qenë më e ulët se sa tempoja me të cilën punohet tani, sa i takon kontrollimit të kërkesave.  Ndryshimet në ligjin për shtetësi u miratuan në gusht të vitit të shkuar. Për marrjen e dokumentit nevojitet dorëzimi i vetëm një nga 16 dokumentet që kërkohen sikurse certifikata e lindjes, dëftesë shkollës së mbaruar, dëshmi për punë, tatim të paguar etj. Ndërsa qytetarët përgjigjen duhet ta marrin për gjashtë muaj.



Të ndryshme
Më shumë