TV LIVE
Nga Vendi
11 February 2022
Numri për raste urgjente 112 prej sot do të përdoret edhe në RMV

Numri evropian i urgjencës 112, prej sot do të vihet në përdorim për qytetarët e Maqedonisë, të cilët në rast urgjence, duke telefonuar numrin 112, në kohën më të shpejtë të mundshme, do t’i marrin shërbimet e policisë, shërbimit emergjent mjekësor ose zjarrfikësve.

Numri i urgjencës 112 është paraparë si shtesë e numrave ekzistues të emergjencës dhe si një servis një-sportelësh për të gjitha nevojat e qytetarëve.

Vendosja e gjithë sistemit të numrave të urgjencës 112 u mbështet nga Bashkimi Evropian me 2.3 milionë euro, duke përfshirë harduerin, softuerin si dhe ndihmën profesionale.  Përdorues i drejtpërdrejtë është Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Në ngjarjen për shpalljen zyrtare të numrit do të flasin kryeministri Dimitar Kovaçevski, ambasadori i BE-së David Gere, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) Stojançe Angelov, kurse përmes videomesazhit edhe nënkryetari i Bordit të EENA-s, Mlladen Vratonjiq.

Njëkohësisht do të prezantohen edhe rezultatet e projektit të arritura gjatë zbatimit të projektit në Qendrën e Menaxhimit të Krizave.



Të ndryshme
Më shumë