TV LIVE
Nga Vendi
11 February 2022
Këshilli i Kërçovës vazhdoi mbledhjen e pestë, zgjodhi anëtarët e rinjë të këshillave drejtues të shkollave

Këshilli i komunës së Kërçovës sot vazhdoi mbledhjen e pestë me radhë dhe zgjodhi anëtarët e rinjë të këshillave drejtues të shkollave fillore dhe të mesme të Kërçovës.

Vazhdimi i mbledhjes së pestë të Këshillit komunal të Kërçovës filloi me shqyrtimin e propozimeve të komisionit për çështje mandatare, zgjedhje dhe emërime për zgjedhjen e anëtarëve të rinjë në këshillat drejtues të shkollave të Kërçovës. Me shumicë votash, këshilli zgjodhi anëtarët e rinjë në bordet drejtuese të institucioneve shkollore të Kërçovës, por zhgjedhja e këtyre anëtarëve u kundërshtua nga grupi i tre këshilltarëve të pavarur. Koordinatori i këtij grupi Agim Sadiku, shprehu indinjatën e tij për shkak se ky grup i këshiltarëve nuk janë të përfaqsuar as në komisionin për zgjedhje dhe emërime dhe në komisionet tjera të Këshillit, duke shtuar se edhe në mbledhjen e sotme propozimet e tyre për zgjedhjen e anëtarëve të  bordeve drejtuese të shkollave nuk janë përfillur fare.

Në vazhdim të seancës së sotme u miratua vendimi me të cilin përcaktohet sjellja e dokumentacionit urbanistik për fshatin Osoj dhe vendimi për shënimin e automjeteve zyrtare të komunës së Kërçovës.

 



Të ndryshme
Më shumë