TV LIVE
Nga Vendi
13 February 2022
I jepet lamtumira e fundit 11 vjeçarit Lorik Zendeli

Familjar, miq dhe të afërm, mes lotësh, i dhanë sot në mesditë lamtumirën e fundit Lorik Zendelit,i cili pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë dje në spitalin klinik të Shkupit.

 

I ndjeri Lorik Zendeli, ka qen edhe futbollist i gjeneratës 2010 të shkollës Uskana, në një postim në Facebook  nga ky klub shkruajn:

"Me pikellim te thell morem lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te futbollistit 11 vjeçar te gjenerates 2010 Lorik Zendeli ku nuk arriti ti rezistoj nje semundje te rralle dhe te rëndë!

Nuk gjejm fjale ngushelluese per prinderit, familjaret, shoket dhe gjithe opinionin e gjere Kërçovar!

Do te te kujtojm gjithmon si djale i sjelleshem,i dashur, i urte dhe shembullor.

Qoft i perjeteshem kujtimi per ty Lorik"

 

 

Daja i Lorikut, Besnik Selimi gjithashtu në një postim ka shkruar:

"Pusho i qetë Ylli i dajxhit. Sot, përmbylle kapitullin e fundit te jetës tënde në këtë botë. U largove ende pa u rritur dhe përjetove shumë sprova të rënda. Na mësove durimin, guximin dhe shpresën. Buzëqeshja jote do të jetë tingulli më i bukur që do ta kujtoj çdo herë kur do të ndjej pikëllim dhe malli për ty nuk do të më shuhet asnjëher. Do mbetesh i gjallë në kujtimet tona Loriku jonë i dashur."

 

Varrimi i të ndjerit Lorikut u bëhet sot në varrezat e qytetit në Kërçovë.

Redaksia e Tv Uskana u shpreh ngushellime per ndarjen nga jeta te Lorikiut , familjes Zendeli dhe Selimi dhe gjithe te afermve.

 



Të ndryshme
Më shumë