TV LIVE
Nga Vendi
16 February 2022
Danillovski: Skriningu po bëhet “përafërsisht”! A kemi imunitet kolektiv kundër Kovid-19?

Rreth 1000 qytetarë të Shkupit janë pjesë e hulumtimit të Ministrisë së Shëndetësisë se sa antitrupa kanë kundër Kovid-19. Eksiton tendencë që hulumtimi të zgjerohet edhe nëpër qytetet tjera. Skriningu kryhet në disa lokacione në kryeqytet, pa paralajmërim paraprak dhe kryhet me përzgjedhje të rastësishme.

“Aksioni i sotëm është vazhdim i hulumtimit të vitit paraprak që e kemi bërë para fillimit të imunizimit me qëllim që të konfirmojmë se sa qytetarët kanë antitrupa ndaj Kovid-19. Vitin e kaluar rreth 30% kishin antitrupa. Një vit më vonë po e zhvillojmë aksionin e njëjtë me qëllim që të dimë se sa qytetarët kanë antitrupa pa dallim asaj se a janë të vaksinuar ose a e kanë kaluar virusin”, tha Gorjan Millanovski, IShP.

Pasi që të dhënat e skriningut të tanishëm të krahasohen me të dhënat e skriningut i cili u bë para imunizimit, do të sillet përfundim nëse kemi imunitet kolektiv kundër Kovid-19.



Të ndryshme
Më shumë