TV LIVE
Nga Vendi
16 February 2022
SULMOHET FIZIKISHT EKIPI I TV POLLOGUT, GAZETARI NEVRIJ ADEMI

Ekipi i Televizionit Pollogu sot ka qëndruar në Gjurgjevisht për të parë nga afër punët që po realizohen në këtë shkollë pas realizimit të kronikës sonë muaj më parë por fatëkeqësisht duke qenë në krye të detyrës ekipi i Tv Pollogut është sulmuar fizikisht.

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkon nga MPB-ja që të bëjë hetim të shpejtë dhe efikas për sulmin e sotëm ndaj kolegëve tanë nga TV Pollogu i Tetovës.Përkatësisht, sot gjatë xhirimit të inserteve të reportazhit nga shkolla fillore “Naim Frashëri” në fshatin Gjurgjevishtë, komuna Vrapçisht, rreth orës 14:00, gazetari Nevrij Ademi dhe kameramani Zbulim Maksuti janë sulmuar verbalisht dhe më pas fizikisht nga një person. Tema të cilën donim që ta trajtonim ditën e sotme kishe të bëj me investimet e realizuara në këtë shkollë pas publikimit të lajmit në Televizionin Pollogu muaj më parë.Sipas deklaratave të kolegëve tanë, për nevoja të raportit për realizimin e projekteve në shkollë derisa ishin duke filmuar në shkollë, Burhan Hamiti u është drejtuar atyre me ofendime dhe kërcënime verbale, gjatë të cilave e ka kapur Gazetarin për kokë. dhe e ka shtyrë në shkallët e shkollës.SHGM ka kontaktuar menjëherë gazetarin e TV Pollogut Nevrij Ademi dhe ai na e ka konfirmuar ngjarjen dhe na ka dhënë informata konkrete duke nënvizuar se pas sulmit sulmuesi zbriti në oborrin e shkollës dhe filloi të na ndiqte me sëpatë. “Me shpejtësi hipëm në veturë dhe u drejtuam në stacionin policor për të raportuar sulmin dhe sulmuesi na ka ndjekur me veturën e tij gjatë gjithë kohës deri në fshatin Negotinë të Gostivarit”, tha Ademi.

SHGM kërkon nga MPB që të bëjë hetim të shpejtë dhe efikas në interes të gjetjes dhe sanksionimit të sulmuesit. Theksojmë se kërcënimi me jetë janë krime sipas Kodit Penal dhe Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike duhet urgjentisht të hetojnë dhe ndjekin penalisht për të dënuar ata që shkelin ligjin dhe për të parandaluar krime të tilla të mundshme në të ardhmen.Redaksia e Televizionit pollogu gjat ditës së nesërme do të informoj me detaje lidhur me rastin në fjalë dhe po ndërmeren të gjitha masat ligjore për përgjegjsi të atyre që sulmojnë Gazetarët. Për të gjitha detajet nesër do të dalim me informata konkrete.

 



Të ndryshme
Më shumë