Takimi i parë për rritjen e paralajmëruar të pensioneve pritet të mbahet sot, ndërsa në të, sipas paralajmërimeve, duhet të marrin pjesë të gjitha palët e prekura të cilat përmes dialogut do ta sjellin zgjidhjen më të pranueshme.
Në takim, siç paralajmëruan ditëve të fundit kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, do të bisedohet për mundësinë e ndryshimit të metodologjisë e cila do të miratohej përmes dialogut me të gjitha palët.
Procesi do të zhvillohet përmes dialogut të hapur dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë të të gjitha palëve të prekura, njejtë siç u zhvillua edhe procesi lidhur me rritjen e rrogës minimale, porositën përfaqësuesit qeveritarë.
“Lidhur me metodologjinë, patëm tashmë një rritje të pensioneve, ndërkaq pason edhe një rritje e pensioneve, megjithatë gjatë bisedave të deritanishme dhe kërkesave të asociacioneve të pensionistëve si dhe përmes analizave të cilat u bënë paraprakisht, tashmë ka qasje drejt bisedimeve nga të cilat duhet të dalë metodologjia e re për rritje dhe harmonizim të pensioneve. Kjo është me rëndësi sespe në atë mënyrë do të mund të sigurohet rritje e vazhdueshme dhe adekuate e pensioneve sepse pensionistët e meritojnë atë”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.
Nga Qeveria paralajmërojnë edhe pako të mbështetjes financiare për pensionistët duke e pasur parasysh krizën energjetike dhe ekonomike.