TV LIVE
Nga Vendi
19 February 2022
Zëvendësministri Luçi pjesë e takimit të grupit të 4-të i punës mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Tëvendësministri i kulturës, Daim Luçi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme mbajti takimin e dytë të punës Grupi i 4-të i punës mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Luçi shkruan se me përmbushjen e propozim ideve dhe projekteve konkrrete u përmbyllet faza parapërfundimtare deri në nënshkrimin e memorandumeve.

“Sfera e kulturës, arsimit, turizmit aktiviteteve rinore dhe sportive do jenë në fokus të angazhimit të përbashkët me çka do kontribohet në promovimin e vlerave të mirëfillta bashkëkohore. Mbetemi të përkushtuar dhe konfirmojmë se vetëm duke bashkëpunuar e rrugëtuar së bashku plotësojmë mozaikun e bukur të bashkëjetesës dhe jetësojmë ardhmërinë tonë të përbashkët evropiane.” ka shkruar zëvendësministri Luçi.



Të ndryshme
Më shumë