TV LIVE
Nga Vendi
21 February 2022
Rritje e re e çmimeve të derivateve të naftës

Rritje e re e çmimeve të derivateve të naftës. Nga mesnata, benzina do të shitet me çmim më të lartë për gjysmë denarë, ndërsa dizeli do të mbetet i pandryshuar për shtatë ditë.

Komisioni Rregullativ për Energjetikë sot ka marrë vendim që për gjysmë denarë të rrisë çmimin e vajit Eurosuper BS-95, Eurosuper BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri, ndërsa çmimi i naftës të mbetet i njëjtë.

Sipas vendimit të ri, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 82,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të jetë 84,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 73,5 denarë për litër. Çmimi i dizelit mbetet 74 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0,430 denarë/kg dhe tani do të arrijë në 46,921 denarë/kg.



Të ndryshme
Më shumë