TV LIVE
Nga Vendi
21 February 2022
Tetovë, porosia e përgjegjëses së shkollës: “Vajzat të mos vijnë me midis cullak e gjoksin jashtë!”

Vajzat të mos vijnë me midis cullak e gjoksin jashtë”. Është kjo porosia dhe urdhëri që përgjegjsja për arsim në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, Ilvije Ziberi Jashari, ua ka dhënë kolegëve të saj në grupin e tyre në viber.

Kjo është porosia e plotë:

“Kolegë ndoshta ju lodha pak por do të keni kujdes pak edhe te veshja e vajzave sepse shoh që disa nuk respektojnë rregullat e veshjes (nuk guxojnë të vijnë me midis cullat e gjoksin jashtë)” Çdo njëra që ju kundërshton do ta udhëzoni te unë që më pastaj t’i thirret prindi!”



Të ndryshme
Më shumë