Puna e politikanëve është të vendosin paqe, të ndërtojnë miqësi dhe t’i jepet mundësi diplomacisë. Të ruhet e drejta dhe parimet ndërkombëtare, të ndalohet agresioni dhe të respektohet integriteti territorial i çdo shteti të pavarur dhe sovran, porosit lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në statusin e tij në Fejsbuk.
“Më pyesin për qëndrim për agresionin rus mbi Ukrainë, ndërsa brejtësit partiakë të LSDM-së dhe BDI-së në mënyrë shtesë do të thonë nuk kam pasur qëndrim derisa e presin kockën të cilën duhet ta marrin nga pronari me para të vjedhura të popullit. Unë qëndrimin tim e thashë qartë dhe në fytyrë para njëzet ditëve në takim me ambasadorin e Federatës Ruse në Maqedoni: “integriteti territorial i Ukrainës si dhe çdo vend sovran është konstant dhe duhet të respektohet, ndërsa të gjitha qëndrimet e ndryshme në pikëpamje të çështjeve aktuale të zgjidhen përmes rrugës diplomatike”. Më vjen keq që mund të bëj më shumë, dhe do të bëja çmos për të parandaluar vuajtjet e civilëve dhe viktimave të pafajshme të njerëzve”, shkruan Mickoski në Fejsbuk.
Por, ajo që është e rëndësishme për mua si njeri dhe maqedonas, shton Mickoski, është si vend “do të përballet me sfidat aktuale në planin ekonomik dhe energjetik, cilat janë rezervat me të cilat disponon në kushte të krizës e cila do të vijë, a do të vazhdojë krimi dhe korrupsioni, si dhe shitja e interesave kombëtare…”.