TV LIVE
Nga Vendi
26 February 2022
Kovaçevski: Situata e sigurisë te ne, stabile

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një video mesazhi ka dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë. Ai kërkoi ndërprerjen e luftimeve në Ukrainë dhe shtoi se zgjidhja e problemit mes dy vendeve duhet të arrihet me dialog. Kovaçevski tha se i siguron qytetarët se situata e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është e qëndrueshme, shkruna Alsat

“Agresioni ushtarak rus kundër Rusisë e cila, tash më ka sjellë shumë humbje jete në njerëz është mënyra që me gjitha forcat e dënojmë. Edhe njëherë dua të theksojë se së bashku me aleatët tjerë dua që kjo luftë menjëherë të ndalojë. Shekulli 21 duhet të jetë shekulli i dialogut dhe jo i luftërave. Dua ti sigurojë qytetarët tanë se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe në këto momente nuk ekziston asnjë lloj kërcënimi direkt për sigurinë në Maqedoninë e Veriut”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër

Megjithatë sipas kryeministri Kovaçevski sfidat më të mëdha para nesh janë të natyrës ekonomike. Ai shtoi se pas agresionit rus në Ukrainë po thellohet kriza energjetike dhe ekonomike, ndërsa ky vit do të jetë i paparashikueshëm.

“Për shkak luftës Ukrainë-Rusi, kriza globale me energjinë dhe kriza ekonomike tani po thellohet. Na pret një vit i pa sigurt ku ekonomia në Evropë dhe Botë do të pësojë dëme. Dua tu bind se Qeveria nga afër i ndjek ndryshimet në ekonomike në botë dhe si deri më tani do të veprojë maksimalisht me përgjegjësi dhe në mbrojtjen më të mirë të interesave të ekonomisë së brendshme dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër

Kovaçevski po ashtu porositi udhëheqësit e institucioneve qeveritare që t’i menaxhojnë me kujdes dhe efikasitet maksimal fondet e buxhetit, me qëllim të amortizimit të pasojave negative nga kriza. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë