Në Gjykatën Penale Shkup sot u bënë të ditur dënimet për të akuzuarit që pranuan fajin në Titanik.
Martin Protugjer është dënuar me dy vite burg me kusht, nëse në pesë vitet e ardhshme nuk bën vepër tjetër penale, informon Zhurnal.
Më tej, Mile Janakieski është dënuar me 4 vite e gjysmë burg, prej të cilave i llogariten edhe koha që ka kaluar në paraburgim.
Gordana Jankulloska është dënuar me dy vite e gjysmë burg.
Biljana Brishkovska Boshkoski, ish zv.ministre e mbrojtjes ka marë dënim prej 2 viteve burg me kusht, të cilat mund ti vuajë nëse nuk bën vepër tjetër penale.
Katerina Vellovska është dënuar me burg me kusht prej dy viteve nëse në pesë vitet e ardhshme nuk bën vepër tjetër penale
Munir Pepiq, është dënuar me 1 vit burg.
Kirill Todorovski është dënuar me 2 vite burg me kusht nëse në pesë vitet e ardhshme nuk bën vepër tjetër penale
Kosta Mitroski është dënuar me 3 vite burg.
Të tjerët që nuk ndjehen fajtor gjykimi do të vazhdojë më 9 mars. Të akuzuar tjerë që nuk ndihen fajtor janë edhe: Kirill Bozhinovski, Ilija Dimovski, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Stanko Korunovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Jankevski, Zhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.