TV LIVE
Nga Vendi
1 March 2022
17 viktima dhe 476 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 476 raste të reja me Covid-19 nga realizimi i 2 mijë e 781 testimeve, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 524 të shëruar, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 9 viktima.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 janë regjistruar edhe 8 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 16.02. deri 27.02.2022.

Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 3 mijë e 431.



Të ndryshme
Më shumë