TV LIVE
Nga Vendi
1 March 2022
Takimi i ministrit Shaqiri me prorektorin e Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot u takua me prorektorin për arsim të Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti e cila u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku biseduan për zhvillimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese të UT-së, e cila kontribuon në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, si dhe për krijimin e vazhdueshëm të gjeneratave të studentëve të cilët do të jenë të përgatitur mirë për përfshirje të shpejtë në proceset shoqërore.

“Çdo mbështetje shtesë nga institucionet e sistemit është e mirëseardhur, do të rrisë motivimin për të punuar dhe do të ndihmojë në tejkalimin e sfidave me të cilat përballet institucioni. Ministri Shaqiri shprehu besimin se institucionet e arsimit të lartë në të ardhmen do të kenë mbështetje gjithnjë e më të madhe, si në aspektin financiar, duke qenë se buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të jetë vazhdimisht në rritje, ashtu edhe nga aspekti i sigurimi i kuadrove të reja shtesë për t’u përfshirë në veprimtarinë mësimore dhe shkencore”, theksoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Prorektori për Shkencë ne Universitetin e Tetovës, prof. Dr. Ameti shprehu falënderime për bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe pritshmëritë që ai të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.Ai i dhuroi ministrit të Arsimit dhe Shkencës një monografi që përshkruan rrugën e zhvillimit të këtij institucioni të arsimit të lartë në 27 vitet e fundit.



Të ndryshme
Më shumë