TV LIVE
Nga Vendi
2 March 2022
KSI: Të hiqen covid-certifikatat për hyjre në qendrat tregtare

Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar heqjen e çertifikatave për hyrje në qendra tregtare dhe restorante, gjegjësisht aty ku bartja e maskës është e obligueshme. Kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçkovski theksoi se ky vendim është lehtësim i kufizimeve, por shton se do të jenë të kujdesshëm në hapat e ardhshëm. Në konerencën për shtyp, nga Komisioni gjithashtu njoftuan se prej sot do të fillojë fushata për caktimin e termineve për të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar plotësisht, gjegjësisht nuk e kanë marrë dozën e tretë, e që janë në grupin e personave të rrezikuar.

ALEKSANDAR PETLIÇKOVSKI•KRYETARI I KSI-SË

“Kemi arritur një konkluzion të rëndësishëm, që është të rekomandojmë heqjen e certifikatave për prezencë në qendra tregtare, pra për vendet ku nuk është e detyrueshme mbajtja e maskave. Ky është një hap në drejtim të lehtësimit të masave kufizuese, por gjithsesi për hapat e mëtejshëm do të jemi shumë të kujdesshëm për zhvillimin e ardhshëm sepse nuk duam të arrijmë rezultate të papritura duke refuzuar në mënyrë të papritur të gjitha masat mbrojtëse. Kuptohet që diskutojmë në shumë aspekte që sit ë vijmë më lehtë deri në lehëtsim të plotë të masave kufizuese”.



Të ndryshme
Më shumë