TV LIVE
Nga Vendi
3 March 2022
RRITET ÇMIMI I BUKËS, QYTETARËT NË PANIK VËRSHOJNË MARKETET

As qytetarët e maqedonisë nuk kanë mundur që ti shpetojnë panikës së krijuar në botë për shkak të agresionit Rus ndaj ukrainës, marketet janë të mbushura ndërsa shihen radhë të gjata përpara tyre. Në disa markete të vendit rëndë ishte që të gjesh një vendparkim. Informacionet se do të ketë edhe mungesë të produktit bazë të bukës kanë bërë që qytetarët të vërshojnë edhe vendet ku shitet miell. Nën panik e tillë ishte edhe situata në qytetin e Tetovës. Ndërkaq flitet se disa markete madje kanë kufizuar blerjen e disa produkteve. Televizoni Pollogu doli në teren për të parë nga afër situatën ndërsa pronarët e këtyre bizneseve thonë se nuk mund ta kuptojnë nëse blerjen po shtohen si pasojë e frigës së luftës apo si pasojë e ngritjes së cmimit të produkteve ushqimore, ndërsa vërehet se çmimi i bukës tani më është më ilartë diku për 10 e diku 15 denarë.

Qytetarët nënvizojnë se situata është më e rëndë përvec ritjes së cmimit friga e një destabilizimi në ballkan ka bërë që shumë familje të mendojnë për një afat më të gjatë dhe të furnizohen në rast të një ndodhie eventuale, ata nuk lënë pa përmendur edhe ritjen e cmimit të produkteve por edhe frigën e luftës, ndërsa thonë se çmimi i bukës është ritur dukshëm dhe jeta e tyre po vështirsohet.

Sido që të jetë këto pamje janë të njohura si për mediat ashtu edhe për qytetarët pasi këto insterte janë shfaqur edhe dy vitë më parë me fillimin e pandemisë së covid 19.

Gazetar : Yllza Qamili / Nevrij Ademi.

 



Të ndryshme
Më shumë