TV LIVE
Nga Vendi
4 March 2022
Shtatë ekspertë bëjnë super-ekspertizë për tragjedinë e Durmo Tours

Edhe këtë muaj nuk do të ketë epilog gjyqësor për rastin “Llaskarca”. Tashmë ka filluar superekspertiza e kërkuar nga Gjykata penale e Shkupit.

Byroja e Ekspertizës Gjyqësore ka angazhuar shtatë ekspertë të licencuar për të bërë ekspertizën, që duhet të tregojë se përse autobusi i “Durmo Tours” u aksidentua në autostradën Shkup – Tetovë më 13 shkurt 2019.

Byroja nuk jep detaje, as kur ka nisur ekspertiza dhe as kur pritet të përfundojë. Ndërkohë në Gjykatën Penale, janë caktuar seancat për muajin mars dhe prill, por duket se ato do të shtyhen deri në mbërritjen e super-ekspertizës.



Të ndryshme
Më shumë